Në Shqip

30/07/14 – MIRË SE ERDHA, E MIRË SE ERDHËT

Mbërrita në aereoportin e Rinas-it të premten e shkuar, fundjavën e fundit e korrik-ut, dhe kjo do të thotë se unë dhe kursimet e mia kemi kontribuar bujarisht në pagesën e taksave të universitetit për fëmijët e zot-it Alitalia.

Tridhjetë kile bagazh të mbyllura në një valixhe gjigante ngjyrë portokalli, një çantë “të vogël” që fshihte brënda saj shtatë kile të tjera të përbëra nga kompjuter-i, tablet-i, kavo dhe libra, dy orë me autobus gjer në aereoport, akoma pa asnjë dokument për të mund të kërkuar lejen e qëndrimit për arsye pune (përshëndetje Prokura e Republikës, më lexon? Do mi japësh këto të bekuara fletë të “apostiluara, përkthyera e legalizuara”?), një fluturim i nisur në radhën e gabuar (“Atëherë zonjushë, nëse do të jetë nevoja do të jeni ju që do të hapni derën e emergjencës, dakort?”) dhe organizmin e rënduar nga darka e ngrëne në familje natën e mëparshme, ngjarje origjina e së cilës humbet në filliet e kohërave, ose ndoshta në periudhën e migrimeve të para italiane, dhe që ka qënë gjithnjë sinonim i yndyrës, dhjamit, të skuqurave, sasive të mëdha, kolesterolit, vdekjes dhe shkatërrimit.

Dhe kështu u largova nga kjo verë e lagësht italiane për tu bërë me titull të plotë një italiane në Tiranë.

totr1

Mirupafshim verë e Savoia-ve, mirupafshim

 

29/08/14 – BUROKRACIA I LOVE YOU: Çfarë duhet për të punuar në shqipëridhe si të arrihet pa humbur dëshirën për të jetuar.

E dija se burokracia Italiane nuk ishte e lehte, se as Ministria e Thjeshtesimit nuk kisht mundur të ndihmonte ishte e qartë (le të mos jemi paragjykues, duke thënë a priori se faji ishte i tij – edhe se…), por zonja dhe zotërinj, kurrë nuk do të kisha imagjinuar se do më duhej të përballesha me një rruge aq të ndërthurur e me pengesa, më tepër se vetë Jennufer Connelly në Labyrinth.

Procedura burokratike ishte aq e komplikuar sa u detyrova tëkërkoj ndihmën e miqve të mi në Itali të cilët më dërguan  dokumentat e nevojshëm.

Gjithsesi, ja se cfarë I duhet një qytetari Italian për të marrë një leje qëndrimi pune në Shqipëri.

Ah, një premisë e vogël: qëndrimi në territorin Shqipëtar është i lejuar, pa leje të posacme, për një periudhë maksimale prej 90 ditësh cdo 180 ditë, në praktikë tre muaj cdo gjashtë; ndaj, nëse nuk keni ende një punë por vendosni të nisni aventurën duke kaluar Adriatikun, keni gjithsesi në dispozicion një periudhë kohe të arsyeshme për tu organizuar.

  • Pashaporta në periudhë vlefshmërie, natyrisht
  • Certifikatë lindjeje dhe “Stato di famiglia” (mund të tërhiqen pranë zyrave të gjëndjes civile në komunën e vëndbanimit) kanë një kosto prej 16,52 Euro dhe 0,26 Euro
  • “Certificato Generale del Casellario Giudiziale”, në praktikë, dëshmia e penalitetit, e cila mund te kërkohet pranë Prokurorive të Republikës (në Torino ndodhen në gjykateën e Piazza Adriano, kati përdhesë, duke përdorur hyrjen në të majtë të dedikuar për publikun), cmimi: pullë prej 16 Euro-sh.

Këto tre dokumenta duhen apostiluar (dy të parat në Prefekturë, I treti pranë zyrës së posacme të Prokurorise, kjo procedurë është pa pagesë), përkthyer në gjuhën Shqipe (nëse njihni ndonjë Shqiptar mund të kurseni duke mos iu drejtuar përkthyesëve të gjykatës, por personi që e mer përsipër do duhet të paraqitet në gjykatë për procedurën e quajtur “asseverazione”, dhe kostoja e cdo përkthimi është ajo një pulle prej – provoni ta gjeni – 16 Euro) dhe në fund duhen legalizuar, përsëri prej gjykatës.

Do ju duhet të jeni të duruar, të qetë e të keni sado pak kohë të lirë në dispozicion. Zyrat kanë zakonisht një orar mjaft të ngushtë (këshillë e vogël: kur të jetë momenti i prefekturës, shkoni tek zyrat disa ditë më parë të kuptuar nëse njerëzit përgatisin ndonjëfarë liste për radhën e hyrjes, përpara se zyra të hapet, dhe nëse e bëjnë, mundohuni të mbërrini herët që të shënoni emrin. Do të shmangni radhën e gjatë dhe mërzira të panevojshme).

Kjo është gjithcka ju nevojitet përpara se të niseni, por mos këndoni fitore kaq shpejt: ky është vec fillimi i asaj rruge të gjatë që ka si pikëmbërritje hapjen e praktikës.

Bëni kujdes, dokumentat në fjalë duhen të jenë lëshuar jo më shumë se tre muaj përpara prezantimit të kërkesës (që unë, për të qënë precizë, nuk kam bërë ende, ndaj dhe udhëtimet e ardhshme do ti jetojmë bashkë, të dashur lexues, në të mië e në të keqe, nella salute e nella malattia, ecc.)

P.S. në ëebsitin e ambasadës Italiane në Tiranë, në këtë link, ka disa FAQ të dobishëm.

Annunci